3 mijë e 55 persona kanë aplikuar për t’i konvertuar patentë shoferët

3 mijë e 55 persona deri më 17 korrik kanë aplikuar për t’i konvertuar patentë shoferët e lëshuar nga strukturat ilegale të Serbisë në patentë shoferë të Republikës së Kosovës. Vetë
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka bërë të ditur Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani i cili ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së djeshme janë bërë 125 aplikime në gjithë vendin.
Ai ka thënë se në Leposaviq janë konvertuar 825 patentë shofer, në Mitrovicën Veriore janë 802, në Zubin Potok 462 dhe në Zvecan 551
Elshani ka bërë me dije se se afati është deri më 09 gusht 2024./21Media