Digjen katër vetura në lagjen “Marigona”

Janë djegur dy vetura tërësisht dhe dy të tjera pjesërisht sot në fshatin Preoc, më saktësisht në lagjen Marigona.

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 10:30, është pranuar informata për një zjarr në një lagje në fshatin Preoce. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ftuar edhe zjarrfikësit me qëllim të lokalizimit të zjarrit. Informacionet e para nga vendi i ngjarjes tregojnë për dy vetura të përfshira tërësisht nga zjarri përderisa dy të tjera pjesërisht, ndërkaq nuk raportohet për të lënduar. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci./21Media

Back to top button