1500 euro për çiftin nga Lipjani që lindi trenjak

Një çift në Lipjan është bekuar me lindjen e trenjakëve. E për këtë kryetari i Komunës së Lipjanit i ka subvencionuar me 1500 euro.
Kështu ka njoftuar nënkryetari i Komunës së Lipjanit Diamant Bytyqi.
“Kryetari Imri Ahmeti ka ndarë një subvencion prej 1500€ në shenjë kujdesi dhe mbështetje për familjen Luma.
Fisit, Shkodranes e gjithë familjes i urojmë shëndet, të vegjëlit tuaj Najla,Maldi dhe Troi janë një bekim i madh dhe urojmë që çdo ditë të jetë e mbushur me buzëqeshje dhe dashuri të pafundme!”, ka shkruar Bytyqi./21Media