Familjari konfirmon për RTV21: Faton Hajrizi është vrarë

Artan Hajrizi ka konfirmuar për RTV21 se personi që u vra sot nga autoritetet serbe, në një fabrikë të braktisur në Loznicë është vëllai i tij, Faton Hajrizi.

Vëllai i të ndjerit gjatë një bisede me RTV21 ka akuzuar autoritetet e Kosovës për mënyrën se si u trajtua si rast.

“Ata e kriminelat e dijnë, ata të parlamentit që e kanë pru në këtë ditë edhe ata e kanë vra, “, tha ai.

Kur u pyet se kujt po i referohet si kriminelë, ai u përgjigj: “Kriminelat që janë ata deputetë e ata, ata e kanë pru në këtë gjendje njerin, edhe njeriu sot është vrarë për shkak të tyre. Ata e kanë bo në këtë ditë, shteti i Kosovës…ata e kanë pru në këtë gjendje djalin sot me u vra në Serbi, po hallall i koftë ai e ka nxjerrë vetën, ata klyshat tonë se kanë nxjerrë kurrë vetën, as në luftë s’janë kanë…”, tha ai.

Pak më parë zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq tha se vrasësi i policit është vrarë. Faton Hajrizin, dyshohej për vrasjen e policit Nikolla Krsmanoviq dhe plagosjen e policit Vjekoslav Iliq./21Media

Back to top button