Kryediplomatja japoneze pritet nga Gërvalla

Ministrja Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, sot gjatë ditës ka pritur në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Japonisë, Kamikawa Yoko.
Vizita e Yokos vjen me rastin e 15-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Japonisë.
Para vizitës, nëpërmjet një mesazhi ajo është shprehur e kënaqur që mund ta vizitojë Kosovën si ministre e Jashtme e Japonisë. Sipas saj, zhvillimi ekonomik i Kosovës është thelbësor për paqen dhe stabilitetin në rajon.
Yoko po zhvillon takim me dyer të mbyllura me Gërvallën. Më vonë do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.