Vetëm për një ditë 83 aksidente në rrugët e Kosovës, dhjetëra të lënduar

Policia rrugore e Kosovës ka bërë bilancin ditor të kontrollove me qëllim mbarëvajtjen e qarkullimit rrugor dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave në rrugë.
2 mijë e 292 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë të premtes.
Ndërsa, Policia ka raportuar se kanë ndodhur 83 aksidente trafiku, ku 24 prej tyre ishin me të lënduar, ndërsa 59 vetëm me dëme materiale.
Po ashtu të premten policia ka arrestuar 28 persona, 20 janë dërguar në mbajtje dhe një në vuajtje të dënimit./21Media
