Orari i xhudos për Lojërat Olimpike Paris 2024

Lojërat Olimpike Paris 2024 do të zhvillohen nga 26 korriku deri më 11 gusht në Paris të Francës.

Lojërat Olimpike Paris 2024 do të jenë Lojërat Olimpike të Olimpiadës së 33-të në histori.

Ato do të mbahen për herë të tretë në kryeqytetin francez, pas viteve 1900 dhe 1924.

Gjithsej 329 medalje ari do të jepen gjatë turneut, 157 për meshkuj, 151 për femra dhe 21 për gara të përziera.

Sporti i xhudos nga Kosova do të ketë më së shumë sportistë në Paris 2024.

Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Akil Gjakova, Laura Fazliu dhe Loriana Kuka do ta përfaqësojnë Kosovën ë sportin e xhudos.

E më poshtë e gjeni programin e xhudos në Paris 2024

Datat:

27 korrik deri më 3 gusht / Vendi: Champ-de-Mars

Finalja:

27 korrik: -60 kg për meshkuj + -48 kg për femra

28 korrik: -66 kg finale për meshkuj + -52 kg për femra

29 korrik: -73 kg për meshkuj + -57 kg për femra

30 korrik: -81 kg finale për meshkuj + -63 kg për femra

31 korrik: -90 kg finale për meshkuj + -70 kg për femra

1 gusht: -100 kg finale për meshkuj + -78 kg për femra

2 gusht: +100 kg finale për meshkuj + +78 kg për femra

3 gusht: Finalja e ekipeve të përziera.

Back to top button