Kajtazi: Skandaloze, Prokuroria Speciale duhet menjëherë ta marrë në pyetje Albulena Haxhiun

Gazetari, Vehbi Kajtazi, ka reaguar pas deklaratës së ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se ka dyshime se Serbia ka gisht bë arratisjet e fundit nga burgjet.

Kajtazi tha se pas kësaj deklarate, Prokruroria Speciale menjëherë duhet ta intervistoj ministren Haxhiu.

“Deklarata e Haxhiut per arratisjen dhe vrasjen e Faton Hajrizit eshte ma skandalozja qe kam lexu.
Prokuroria Speciale qysh sot duhet te ndermarre veprime dhe ta marre ne pyetje, Albulena Haxhiun si deshmitare, sepse nese kjo eshte e vertete, atehere ne nuk kemi kontroll mbi asgje ne Kosove”, ka shkruar Kajtazi në “Facebook”./21Media

Back to top button