Aksident në Prizren, lëndohet rëndë një person

Një aksident mes një automjeti dhe motoçiklete në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren, ka lënë rëndë të lënduar një person.

I lënduari është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Sot me date 21.07.2024, rreth orës 10:10 ështe raportuar për një aksident trafiku në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren. Në aksident janë të përfshirë një automjet dhe një motoçiklet. Si pasoj e aksidentit një person (motoçiklisti) ka pësuar lëndime të rënda trupor dhe është transportuar për në QKUK në Prishtinë.
Policia ka dal vendngjarje dhe është duke u marr me rastin”, ka thënë Bytyqi./21Media

Back to top button