Gjithçka që duhet të dini për Lojërat Olimpike në Paris

Lojërat Olimpike të Parisit 2024 do të kenë 3800 orë transmetim të drejtpërdrejtë dhe do të japin 329 medalje ari në 32 sporte gjatë 18 ditëve gara në kryeqytetin francez dhe pjesë të tjera të vendit.
Ceremonia zyrtare e hapjes zhvillohet të premten, më 26 korrik. Por garat sportive nisin më 24 korrik, me ndeshje në futboll, ragbi shtatëshe, hendboll dhe gjuajtje me hark.
Ceremonia e hapjes do të zhvillohet përgjatë lumit Sena në vend të stadiumit.
Medaljet e para do të jepen një ditë më vonë dhe garat do të përfundojnë më 11 gusht, me ceremoninë e mbylljes më vonë atë mbrëmje.