Aksident në Podujevë, humb jetën çiklisti

Një person humbi jetën sot në një  aksident trafiku rreth orës 16:20 në fshatin Llugë të Podujevës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për rtv21.tv ka konfirmuar se në aksident janë përfshirë një biçikletë dhe një automjet në lëvizje, ku çiklisti humbi jetën.

Vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar çiklisti, i cili nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti  ka ndërruar jetë . Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, ka thënë Ahmeti./21Media

Back to top button