Pesë viktima në Kroaci, një person hyri dhe qëlloi me armë në shtëpinë të moshuarve

Pesë persona u vranë sot në Shtëpinë për të moshuar në rrugën Mažuranićeva në Daruvar në Kroaci.
Siç mësohet jozyrtarisht, nga mediat kroate një burrë ka hyrë në Shtëpinë e të moshuarve dhe ka nisur të qëllojë mbi njerëzit. Pesë persona kanë humbur jetën në vend, ndërsa disa janë ende duke u trajtuar. Pas kësaj vrasësi ka ikur, por policia e kapi shumë shpejt në kafenenë “Daruvar”.
Sirenat e të gjitha shërbimeve të mundshme të emergjencës po bien në qytetin e Daruvarit. Jozyrtarisht mësohet se dorasi është nga Donji Daruvar dhe se në atë shtëpi dyshohet se ka qenë nëna e tij./21Media