Reagon LDK: RTK i është dorëzuar tërësisht pushtetit

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar ndaj televizionit publik të Kosovës, ku ka thënë se RTK është dorëzuar tërësisht dhe se është shndërruar në vegël të interesit ordiner të pushtetit.
Ky reagim i LDK-së vjen pas publikimit në televizionin publik të një artikulli të një mediumi boshnjak ku sulmohen mediat e Kosovës.
LDK në reagim thonë se për dy vite janë duke e bojkotuar RTK-në meqë në “RTK shtypet e vërteta dhe konstruktohet propaganda”.