Deri dy orë po presin qytetarët për të hyrë në Kosovë

Deri në dy orë po presin qytetarë për të hyrë në Kosovë nga pikëkalimi te Dheu i Bardhë të mërkurën.

Ndërsa për të dalë përmes kësaj pike po u duhen deri në 20 minuta.

Kolona e automjeteve është 900 metra në hyrje, thuhet në të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Në pikëkalimet e tjera nuk ka të dhënat për pritje shumë të gjata.

Në hyrje të Muçibabës qytetarët po presin gjysmë ore ndërsa për të dalë deri në 40 minuta.

E, në pikat e tjera kufitare për të kaluar në dhe jashtë Kosovës pritjet janë nga 5 deri në 10 minuta.

Back to top button