Mbi 3 mijë persona kanë aplikuar për t’i konvertuar patentë shoferët

3 mijë e 782 persona deri më 25 korrik kanë aplikuar për t’i konvertuar patentë shoferët e lëshuar nga strukturat ilegale të Serbisë në patentë shoferë të Republikës së Kosovës.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka bërë të ditur Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani.

Elshani ka bërë të ditur se në Leposaviq janë konvertuar 1088 patentë shofer, Zubin Potok 596, Mitrovicë Veriore 958 dhe në Zveçan 664.

Elshani ka bërë me dije se se afati është deri më 09 gusht 2024./21Media

Back to top button