Pacolli kritikon RTK-në: S’kam parë kurrë të ndërpritet transmetimi i lojërave olimpike për një intervistë me Kryeministrin

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi RTK ndërpreu transmetimin e lojërave olimpike nga Parisi për të transmetuar një intervistë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Pacolli është shprehur se asnjëherë nuk e ka përjetuar një gjë të tillë.

“Asnjëherë më parë nuk kam përjetuar që televizioni publik të ndërpresë transmetimin e lojërave olimpike për të transmetuar një intervistë me Kryeministrin e Kosovës. Kjo ndodhi sonte nga Rtk qe ishte duke transmetuar boxin e lojrave olympike nga Parisi!”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”./21Media

Back to top button