Akil Gjakova mbetet pa medalje olimpike

(Lajm i përditësuar)
Akil Gjakova mbetet pa medalje olimpike
Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje rrugëtimin e tij në Lojërat Olimpike në Paris. Pasi u ndal në gjysmëfinale, Akili luftoi për medaljen e bronztë olimpike, por edhe aty pësoi disfatë në ballafaqim me xhudistin nga Japonia, Soichi Hashimoto.
Ndryshe, deri te lufta për medalje të bronztë, Akil Gjakova realizoi tri fitore. Në luftën e parë e mposhti me Ippon brazilianin Cargnin. Në luftën e dytë ai e mposhti po ashtu me Ippon austriakun Gassner, ndërsa në luftën për në gjysmëfinale triumfoi në Golden Score kundër xhudistit italian Lumbardo para se të ndalej nga Hidayat Heydarov nga Azerbajxhani.
Megjithatë, paraqitja e sportistëve kosovar në Lojërat Olimpike për ditën e sotme nuk mbaron këto pasi nga ora 20:00 në ring do të paraqitet boksierja Donjeta Sadiku e cila do ta kërkojë fitoren e dytë.
Ajo do të ballafaqohet me boksieren nga Kolumbia, Paoloa Angle Valdes Pana.
Akil Gjakova ndalet në gjysmëfinale
Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, është ndalur në gjysmëfinalen e Lojërave Olimpike Paris 2024.
Në një duel tejet të fortë në kategorinë -75 kg, Gjakova është mposhtur nga garuesi nga Azerbajxhani, Hidayat Heydarov.
Një fitore larg medaljes, Akili shkon në gjysmëfinale
Akil Gjakova ka mundur italianin, Manuel Lombardo, për t’u kualikuar në gjysmëfinale të LO Paris 2024.
Xhudisti ynë është një fitore larg medaljes historike, të parës tek meshkujt për Kosovën.
Akil Gjakova shkon në çerekfinale
Akil Gjakova e ka mposhtur austriakun kaluar edhe pengesën e dytë në Lojëra Olimpike.
Me këtë fitore Gjakova tani ka kaluar në çerekfinale.
Nora Gjakova e pa fat, eliminohet nga Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’
Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, është eliminuar nga Lojërat Olimpike ‘Paris 2024’ . Ajo pasoi humbje në kategorinë -52 kilogramë.
Kundërshtarja e Gjakovës ishte xhudistja mongoleze Enkhriilen Lkhagvatogoo.
Akil Gjakova e nis me fitore, mposht brazilianin Daniel Cargnin
Akil Gjakova e ka nisur me fitore aventurën në Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’ në kategorinë deri në 73 kilogramë në xhudo.
Ai ka mposhtur brazilianin Daniel Cargnin, duke kaluar në rrethin tjetër. Gjakova e ka mposhtur brazilianin me Ippon./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?