Dita e gjashtë e zjarreve në Babaj Bokës të Gjakovës

Ka hyrë në ditën e gjashtë zjarri që ka prekur një pjesë të malit në afërsi të fshatit Babaj Bokës në Gjakovë.
Banorët e zonës kanë dërguar pamje për kp ku mund të shihet gjendja aktuale.
Më herët, banorët janë ankuar se nuk po mund ta durojnë erën e keqe të tymit të zjarrit, i cili po ua rrezikon shëndetin, pasi po depërton edhe nëpër shtëpitë e tyre. Ata gjithashtu kërkojnë që sa më parë të shuhet zjarri që ka kapluar zonën në më shumë se 15 kilometra në vijë ajrore.
Ditën e shpërthimit të zjarrit, policia për rajonin e Gjakovës kishte njoftuar se zjarrfikësit kishin dalë në vendin e ngjarjes dhe atyre iu kanë dalë në ndihmë edhe pjesëtarë të KFOR-it në përpjekje për shuarjen e zjarrit.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?