Lëndohet ngasësi i veturës në një aksident në rrugën Prishtinë-Mitrovicë

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi dje në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.
Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture, ku ngasësi i veturës ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Ai është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes një kamioni dhe një veture. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar ngasësi i veturës i cili është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?