U pyet për raportin me Gërvallen, Osmani përgjigjet me këngën e Dafinës: Me kast mjeshtër i mashtrimeve

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e zgjodhi një mënyrë të veçantë për t’u përgjigjur kur u pyet për raportet me ministren e Jashtme Donika Gërvalla.
U komentua ironizomi i Gërvalles me këngën e Dafina Zeqiri “Llafe Llafe” , e cila e cilësoi këtë si këngë të presidentes, shkruan portali rtv21.tv
Ajo tha se nuk do të flasë për raport por shtoi se kanë dallime në qëndrime me Gërvallën të cilat janë thënë publikisht, derisa zgjodhi një këngë të Dafina Zeqirit për të dhënë përgjigje.
“Në qoftë se doni me këngë të Dafinës me vazhdu e ka një të re para një muaji, “Me kast , me kast mjeshtër i mashtrimeve, me kast me kast përsëritës i gabimeve ka dhe këngë tjera Dafina, përndryshe një përkrahëse e madhe të fuqizimit të gruas dhe kauzës së barazisë gjinore për çka e përgëzoi , për ndryshme përpunim i këngës së Gilit se mos po na idhnohet Gili”, u shpreh ajo. /21Media