Bislimi-Fetai diskutojnë për fuqizimin e marrëdhënieve Kosovë-Maqedoni e Veriut

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, priti sot në takim zëvendëskryeministrin për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë të Maqedonisë së Veriut Arben Fetai, me të cilin diskutoi rreth thellimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe forcimit të urave të bashkëpunimit.

Kjo u bë e ditur përmes njb komunikate për media ku thuhet se në takim u veçua bashkëpunimi në fushën e ekonomisë, infrastrukturës me theks bashkëpunimit në projektet ndërkufitare, por edhe turizmit, si dhe u trajtua rëndësia e avancimit të rrugëtimit në procesin e integrimit evropian të dy vendeve.

Duke e falënderuar për takimin e frytshëm, zëvendëskryeministri Bislimi shprehu gatishmërinë në fuqizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore Kosovë-Maqedoni e Veriut, por edhe bashkëpunimit rajonal.

Back to top button