Caktohet gjysmëfinalja e parë në futboll në Lojërat Olimpike Paris 2024

Kombëtarja e Marokut dhe ajo e Spanjës në futboll siguruan sot biletën drejt gjysmëfinales së Lojërave Olimpike Paris 2024.

Maroku e “shkatërroi” Kombëtaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke e mposhtur me rezultat të thellë 4:0.

Golat e fitores për marokenët i shënuan Soufiane Rahimi (minuta e 29’), Ilias Akhomach (minuta e 63’), Achraf Hakimi (minuta e 70’) dhe El Mehdi Maouhoub (minuta e 90+1’).

Ndërkaq, fitore bindëse shënoi edhe Spanja, e cila e mposhti 3:0 Kombëtaren e Japonisë.

Golat për “La Rojan” i shënuan Fermin Lopez (minuta e 11’ dhe minuta e 73’) dhe Abel Ruiz (minuta e 86’).

Tani, Maroku dhe Spanja do të përballen në gjysmëfinale, me ndeshjen që do të zhvillohet më 5 gusht në stadiumin “Vélodrome” me fillim nga ora 18:00.

Back to top button