Kaloni te përmbajtja kryesore

Digjen tri bastore në Shkup

Në Shkup dje u dogjën tre pika bastesh sportive. Dy objektet ndodheshin në territorin e Butelit, ndërsa objekti i tretë në zonën e Gazi Babës.

“Dje në ora 02:24 dhe 03:06 në SPB Shkup është raportuar se në zonën e Butelit janë djegur dy objekte të basteve sportive dhe në një rast nga zjarri është përfshirë edhe objekti fqinj. Zjarri është shuar nga Brigada e Mbrojtjes nga Zjarri ndërkaq nuk është raportuar për persona të lënduar”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në orën 03:40 në SPB Shkup është raportuar se në zonën e Bit Pazarit është djegur dera e jashtme e hyrjes së një objekti të basteve sportive. Zjarri është shuar nga kalimtarët e rastit./TV21

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button