Kaloni te përmbajtja kryesore

​PDK: LVV nuk dëshiron zbardhjen e rastit Dehari, vazhdon ta përdorë politikisht

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës Përparim Gruda ka reaguar ndaj konferencës së Lëvizjes Vetëvendosje para Prokurorisë Speciale për rastin Dehari, duke thënë se është pikërisht partia në pushtet ajo që po e pengon zbardhjen e këtij rasti tragjik.

Në një konferencë për media, Gruda tha se pavarësisht se kanë kaluar më shumë se tri vjet në pushtet, gjatë të cilëve nuk është bërë asgjë për të zbardhur rastin e aktivistit të Vetëvendosjes Astrit Dehari, përkundrazi Instituti i Mjekësisë Ligjore është djegur dy herë.

Gruda në emër të PDK-së ka bërë thirrje Vetëvendosjes që të tregojë se kush i zhduku dhe i ktheu mostrat e Astrit Deharit, dhe pse u dogj Instituti Mjekësor Ligjor, në të cilin mbaheshin këto mostra.

“Kjo është bërë me qëllim të që rasti i Deharit të mos zbardhet. LVV nuk do që rasti Deharit të zbardhet, sepse vetëm i pa zbardhur mund të vazhdojë ta përdorë politikisht”, ka thënë Gruda.

Ai i ka bërë thirrje Vetëvendosjes të heqë dorë nga propaganda politike në rastin tragjik Dehari dhe të mbajë premtimin  dhënë qytetarëve të Kosovës për zbardhjen e këtij rasti.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button