Subvencionim deri në 110 euro për tekstet shkollore, aplikimi hapet nesër

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se edhe sivjet tekstet shkollore do të ofrohen përmes subvencionimit të prindërve.

Nagavci në një konferencë për media të mbajtur të martën ka thënë se për nxënësit nga klasa e 1-5 vlera e subvencionimit do të jetë 80 euro, ndërsa për ata nga klasa 6-9 vlera do të jetë 110 euro.

Aplikimi për subvencionim do të hapet nga nesër më 13.08.2024.

“Ne mendojmë që proceduralisht do të jetë më i lehtë aplikimi pasi prindërit tashmë veçse i kanë llogaritë”, është shprehur Nagavci.

Edhe vitin e kaluar nxënësit janë furnizuar me tekste shkollore përmes subvencionimit të prindërve.
Kjo formë është kritikuar dhe e kundërshtojnë edhe tash përfaqësues të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBASHK).

Back to top button