Gjendja në pikë-kalimet kufitare, kolona të gjata në Merdar

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit lidhur me pikat kufitare në Kosovë.
Sipas këtyre të dhënave, aktualisht në pikat kufitare është një situatë qetë, me kohë pritjeje të shkurtra prej 3-5 minutash.
Megjithatë, situata ndryshon në pikë kalimet kufitare Merdar dhe Dheu i Bardhë.
Në Merdar automjetet përballen me kohë pritjeje prej 40-50 minutash në dalje dhe kolona të gjata deri në 200 metra./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?