Kaloni te përmbajtja kryesore

Tahiri: Kurti mashtrues i sofistikuar, dëshiron të mos diskutohet për dështimet e tij

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti “mashtrues të sofistikuar”.

Në një postim në Facebook, Tahiri ka thënë se diskutimet për Urën e Ibrit po bëhen qëllimisht që të mos diskutohen në publik “dështimet e tij katërvjeçare”.

Ai ka akuzuar Qeverinë Kurti edhe për procesin e subvencionimit me libra shkollorë, duke thënë se po shtypet e drejta elementare e qytetarit. Ka thënë se ekonomia është buzë kolapsit e sektori publik është me pagën më të ulët në nivel rajonal e më gjerë.

Sipas Tahirit, Kurti e ka hapur vetëm një urë – “atë të Saradranit”.

“Ai po donë që këtë popull me lidhë me një shtyllë afër urës dhe çdo ditë të na tregojë se a është lyer ura, a mund të kalojë një kamion, a foli me komandantin e KFOR-it apo jo. Shihni përtej kësaj, ky është një mashtrues i sofistikuar, i cili po e përmbyllë mandatin e tij me një sukses të vetëm – urën e Saradranit. Po e përmbyll mandatin duke e shkelur secilin zyrtar publik, duke e shtypur secilin zë të lirë, si në media ashtu edhe në shoqëri”, ka shkruar Tahiri ndër tjera./21Media 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button