Ndalohet importi i deleve nga Rumania dhe Greqia

Duke u bazuar ne situatën epidemiologjike të raportuar nga organizata Organizata Botërorë për Shëndetin e Kafshëve dhe Sistemi i lajmërimit të sëmundjeve të kafshëve në BE, për shpërthimin e sëmundjes Mortaja e ruminantëve të vegjël ( Dele, Dhi) Agjencia e ushqimit dhe Veterinarisë, ka nxjerrë vendim për ndalimin e importit për kafshë të gjalla të llojit Dele, Dhi nga shtetet e prekura me sëmundje, Rumani dhe Greqi.
Sipas njoftimit, nga zonat e caktuara të këtyre shteteve si regjione të prekura me ketë sëmundje ndalohet importi edhe i kafshëve të llojit gjedhë. Kjo për të penguar ose moslejuar përhapjen e kësaj sëmundje. Kurse nga zonat e lira kafshët e llojit gjedhë lejohet importi në territorin e Republikës se Kosovës.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?