Xherdan Shaqiri përfundon aventurën e tij në futbollin amerikan

Xherdan Shaqiri ka përfunduar aventurën e tij në futbollin amerikan.
Lajmin e ka bërë publik vetë klubi i tij Chicago Fire FC, i cili ka njoftuar se klubi dhe Xherdan Shaqiri kanë rënë dakord për të ndërprerë bashkëpunimin.
Gjithashtu ata nuk nguruan edhe të falënderonin Shaqirin për kontributin e tij këto dy sezone.
Sulmuesi i kombëtares së Zvicrës, luajti 75 ndeshje me fanellën e Chicago Fire në të gjitha kompeticionet, ndërsa shënoi 16 gola dhe dhuroi 20 asiste.
Shaqiri del lojtar i lirë dhe është në kërkim të një skuadre të re për të ardhmen. Gjasat janë të mëdha që sulmuesi anësor të rikthehet të luajë në Europë, ku interesimet nuk mungojnë.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?