56-vjeçari dërgohet pa shenja jete në Emergjencën e Suharekës

Një burrë 56-vjeç, është dërguar pa shenja jete në Emergjencën e Suharekës këtë të shtunë .

Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e viktimës.

“Me date 17.08.2024 , pas orës 01:05 në emergjencën e qytetit të Suharekës është dërguar një person mashkull, 56 vjeç. Nga mjekët e emergjencës është konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Policia ka dal në vendngjarje dhe me urdhër të prokurorit është hapur rast “Hetim i vdekjes” ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësis Ligjore nē Prishtinë”, ka thënë Bytyqi./21Media

Back to top button