Jep dorëheqje drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani

Ka dhënë dorëheqje drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), Naser Ramadani.
Këtë për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar shefi i kabinetit në Ministrinë e Shëndetësisë, Egzon Azemi.
Azemi nuk tregoi arsyet e dorëheqjes.
Ndryshim në pozitën udhëheqëse ka pasur edhe në Agjencinë Kosovare për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM), pasi që ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka liruar ushtruesin e detyrës së kryeshefit, Sejdë Tolaj, më 15.08.2024.