Ruge: NATO pret që Serbia të ndihmojë në sigurimin e llogaridhënies për sulmet e majit dhe shtatorit në Kosovë

NATO pret nga Serbia që të ndihmojë të sigurohet llogaridhënie e plotë për sulmet e majit dhe shtatorit të vitit të kaluar në Kosovë. Këto komente ia ka thënë Ndihmëssekretari i përgjithshëm i NATO-s për Çështje të Jashtme dhe Siguri, Boris Ruge presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një takimi në Beograd të martën.
“Një bashkëbisedim i mirë me presidentin Aleksandar Vuçiq për marrëdhëniet NATO – Serbi që shpresojmë t’i shohim të thellohen. Po ashtu kemi diskutuar çështjet rajonale, përfshirë sigurinë e qëndrueshme në Kosovë. NATO po sheh nga Serbia që të ndihmojë të sigurojë llogaridhënie e plotë për aktet e dhunshme të majit dhe shtatorit të vitit 2023”, ka shkruar Ruge në platformën “X.
Në maj dhe shtator të vitit të kaluar pati sulme ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan në maj dhe sulmit terrorist në Banjskë më 24 shtator ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku./21Media
Good exchange with President @avucic on NATO #Serbia relations which we hope to see deepened. We also discussed regional issues, including lasting security in Kosovo. #NATO looks to Serbia to help ensure full accountability for the violent acts of May & September 2023. pic.twitter.com/Pkf096abxR
— Boris Ruge (@RugeBoris) August 21, 2024