Aksident me traktor në Gjakovë, vdiq një person

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti me traktor të enjten në Gjakovë.

Sipas Policisë viktima ishte duke e drejtuar traktorini ku dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar duke drejtuar traktorin, dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe është larguar nga rruga, dhe si pasojë i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.”,, thuhëet në raportin 24-orësh të Policisë së kosovës./21Media

Back to top button