​Grabitje e armatosur në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë

​Një grabitje nën kërcënimin e armës ka ndodhur sot në rrugën “Gazmend Zajmi”, në Prishtinë në një institucion mikrofinanciar.

Lajmin për portalin rtv21.tv, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 08:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar,në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i maskuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë të parave”, ka thënë Ahmeti.

Sipas Ahmetit, Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar./21Media

Back to top button