Rohde fton qytetarët t’i bashkohen për “hiking” në majën e Gjeravicës

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka ftuar qytetarët që dëshirojnë t’i bashkohen në rrugëtimin e tij të nesërmen për të hipur në majën e Gjeravicës.
“Mundësia e fundit për t’u bashkuar me mua nesër për një aventurë emocionuese në majën më të lartë të Kosovës, Gjeravicës! Moti duket i përsosur, kështu që kapni çizmet tuaja dhe ejani më takoni në mal”, ka thënë Rohde.
Last chance to join me tomorrow for an exciting adventure to the top of Kosovo’s 🇽🇰 highest peak, Gjeravica! 🏔️
The weather looks perfect, so lace up your boots 🥾 and meet me at the mountain 😎 https://t.co/hrmN6qCKTA— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) August 26, 2024