Vdiq ish-trajneri i Anglisë, Eriksson

Ish-trajneri i Anglisë, Sven-Goran Eriksson, ka vdekur në moshën 76-vjeçare.

Eriksson, trajneri i parë jo-britanik i skuadrës së Anglisë, udhëhoqi Tre Luanët në çerekfinale në tre turne të mëdhenj gjatë periudhës së tij pesëvjeçare në krye midis 2001 dhe 2006.

Në janar Eriksson tha se i kishte “në rastin më të mirë” një vit për të jetuar pasi u diagnostikua me kancer.

Suedezi drejtoi 12 klube, duke përfshirë Manchester City, Leicester, Roma dhe Lazio, duke fituar 18 trofe./21Media

Back to top button