Një orë pritje për të dalë nga Kosova

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi fluksin në pikat kufitare.
Për të dalë nga Kosova nga pika kufitare Dheu i Bardhë, udhëtarët po ptesin deri 1 orë, ndërsa kolonat e automjeteve janë deri në 300 metra.
Pritje deri 15 minuta ka edhe në Merdarë.
Ndërsa në pikat tjera kufitare nuk ka pritje më shumë se 10 minuta./21Media
