Kallas mbërrin në Bruksel, Serwer i kërkon që BE ta braktisë politikën aktuale ndaj Beogradit

Ish- Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas, ka arritur në Bruksel ku pritet e pritet të konfirmohet në pozitën e shefes së diplomacisë së BE- së nga Parlamenti Evropian.
Kallas në një postim në “X” ka folur për një fillim të ri duke paralajmëruar takime me kolegë atje.
Lidhur me këtë ka reaguar analisit Daniel Serwer . Ai ka kërkuar nga Kajas që BE- ja ta braktisë politikën aktuale ndaj Beogradit.
Në postimin e Kallas përmes së cilit informoi se ndodhet në Bruksel dhe mezi pres t’i takojë kolegët e rinj në shërbimin diplomatik,
Kallas në X njoftoi se ndodhet në Bruksel duke thënë se mezi pret që t’i takojë kolegët e rinj.
Serwer e ka shpërndarë këtë postim duke thënë “BE-ja mund t’i bëjë vetes shumë mirë duke braktisur politikën e dështuar të qetësimit të Beogradit dhe në vend të kësaj duke ripërtërirë angazhimin e saj ndaj të drejtave individuale të njeriut, si dhe sovranitetit dhe integritetit territorial të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor”./21Media
The EU could do itself a lot of good by abandoning the failed policy of appeasing Belgrade and instead renewing its commitment to individual human rights as well as the sovereignty and territorial integrity of all the Western Balkan states. https://t.co/HEfY9kqS6O
— peacefare.net (@DanielSerwer) August 27, 2024