Krasniqi e Hamza presin Sarrazinin: Bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtar tejet i rëndësishëm

Përfaqësuesi Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin është pritur në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, nga kryetari i këtij subjekti politik Memli Krasniqi i shoqëruar nga Bederi Hazma e Vlora Çitaku.

Krasniqi ka bërë të ditur se me Sarrazin kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në rajon, me theks të veçantë ato në Kosovë.

“Emisarin Sarrazin e njoftova se Partia Demokratike e Kosovës është angazhuar çdo ditë, në të gjitha nivelet e vendimmarrjes, të jap kontributin e saj të parezervë për ruajtjen e interesit të shtetit tonë.
Për PDK-në, bashkëpunimi i mirë me partnerët ndërkombëtarë në funksion të zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik të Kosovës është tejet i rëndësishëm. “, ka shkuar Krasniqi në Facebook.

Ai po ashtu ka bëë të ditur se Sarrazinin e ka falënderuar kontributin e vazhdueshëm të Gjermanisë për Kosovën

“Në këtë drejtim, PDK mbështetë të gjitha nismat e mirëfillta të cilat rrisin dhe fuqizojnë bashkëpunimin konstruktiv rajonal – si hap konkret drejt përafrimit të rajonit me Bashkimin Evropian.”, ka shkruar ndër tjerash Krasniqi./21Media

Back to top button