Shifrat e punësimit, replika e kundër-replika mes Bajramit e Muratit

(Lajm i përditësuar)
Bajrami i kundërpërgjigjet Muratit: Të demanton tabela që e ke përdorë, mjaft manipulove
Deputetja e LDK- së, Hykmete Bajrami, i është kundërpërgjigjur ministrit Murati.
Sipas Bajramit e vërteta e vetme është se vende punë të qëndrueshme që për 12 muaj kanë paguar kontribut në Trust janë: në vitin 2020 10,179, në vitin 2021 16,877, në vitin 2022 15,833 dhe në vitin 2023 12,551.
Ajo ka thwnw këto janë të dhënat e sakta dhe të tjerat janë mashtrime.
Po ashtu Bajrami ia ka shtruar pyetjet që paraprakisht ia shtroi kryeministrit Kurti:
“E nëse bash je i sigurt ministër në atë se çka po thu pse s’po përgjigjesh në pyetjet që ja parashtrova Kryeministrit?
Qysh krijohen vende shumë pune kur rritjen ekonomike e keni vetëm 4.3% (20222); 3.3% (2023) dhe pret me pasë rritje max 3.9 (2024)?
Qysh ka mundësi me lulëzu punësimi kur eksporti në vitin 2023 ka qenë vetëm 819 milionë euro ndërsa importi ka qënë 5.7 milardë euro, dmth. deficit tregtar 4 miliardë e 947 milionë euro?
Qysh po u krijojkan vende punë kur investimet kapitale gjatë mandatit janë vetëm 11% buxhetit dhe investimet private i ke në rënie?
Sa qytetarë kanë ikë nga Kosova nga viti 2021?”
Bajrami ka thënë se tabela që e ka përdorur Murati e demanton vetë atë.
“Përndryshe tabela që ke përdorë po të demanton ty sepse po thotë se i ke 853 mijë llogari aktive, andaj sipas interpretimit tënd po i bie që në Kosovë janë 853 mijë të punësuar, por une, ti edhe secili qytetar e dimë që 853 mijë të punësuar në vend nuk i kemi.”
Bajrami ka shtuar se llogari të reja mund të ketë por këtu hyjnë edhe ata që kanë paguar kontribut vetëm një herë gjatë këtij viti.
“Për sqarim: llogari të reja mund të ketë, por këtu hyjnë edhe ata që kanë paguar kontribut vetëm njëherë gjatë këtij viti ose atyre që me skema Hekurani jau paguan 260 euro për 6 muaj edhe kur nuk shkojnë fare në punë, POR të punësuar të vërtetë brenda një viti janë ata që paguajnë Trust rregullisht, sipas të dhënave me lart.”
Ajo i ka thënë Muratit “mjaft manipulove ministër”.
Murati thotë Bajrami se ka njohuri të cekta: Me të dhëna të Trustit e konfirmove atë që tha Kryeministri
Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami sot ka kundërshtuar kryeministrin Kurti i cili ka thënë se në Kosovë ka rritje të punësimit për 20 % që nga viti 2021.
Bajrami ka deklaruar se ka rënie të papunësisë, por sipas saj një gjë e tillë ka ndodhur pasi që kanë ikur njerëzit nga Kosova, shkruan portali rtv21.tv
E njëjta ka shtuar se shifrat që ka dhënë Kurti nuk janë reale pasiqë sipas saj janë marrë nga ATK.
“Të dhënat e sakta të punësimit janë ato në Trust-it, të punësuar janë ata që për 12 muaj paguajnë kontribute dhe sipas Trust-it, raporti vjetor për vitin 2023 në Kosovë janë kriju: 2020 – 10 179 vende pune (pandemi), 2021 – 16 877 vende pune, 2022 -15 833 vende pune, 2023 – 12 551 vende pune”, ka shkruar ndër tjerash Bajramit.
Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Ministri i Financave Hekuran Murta duke thënë se është munduar ta demantojë Kurtin, por “a shpërfaqur mungesën e njohurive të veta për temën në fjalë”.
Sipas tij me të dhënat që ka përdorur deputetja Bajrami e ka konfirmuar atë që e ka thënë Kurti – që ka rritje të punësimit.
“Deputetja Bajrami qenka mundu me e demantu Kryeministrin për shifrat e punësimit, por në fakt krejt çfarë paska arritur të bëjë është që së pari t’a shpërfaqë mungesën e njohurive të veta për temën në fjalë, dhe së dyti, edhe me të dhënat që vetë deputetja ka përdorur në fakt e ka konfirmuar atë çfarë ka thënë Kryeministri, pra që ka rritje të punësimit. Për sa i përket asaj se cilat shifra tregojnë pasqyrën më të saktë të punësimit, shifrat e ATK-së apo ato Trustit, deputetja do duhej ta dinte që ATK-ja raporton numrin e të punësuarve bazuar në deklarimet tatimore të punëdhënësve, ndërsa Trusti, në tabelën që paska përzgjedhur deputetja Bajrami, i raporton llogaritë që kanë pranuar kontribute në muajin përkatës. Pra janë dy shifra që tregojnë gjëra të ndryshme.”
Murati ka deklaruar se Trusti “çdoherë do të duket” se deklaron më pak të punësuar sesa ATK në një muaj sepse deklarimi në ATK bëhet cdo muaj ndërsa në Trust jo të gjithë e bëjnë çdo muaj.
Më tej i njëjti ka thënë se në tabelën që e ka publikuar Bajrami shihet se shifrat e Trustit pësojnë ngritje çdo të tretin muaj, që sipas tij e konfirmon dallimin në mënyrën e regjistrimit.
“Si rezultat i kësaj mënyre të regjistrimit, Trusti çdoherë do të duket se deklaron më pak të punësuar sesa ATK-ja në një muaj të caktuar sepse ka shumë punëdhënës që përderisa deklarimin në ATK e bëjnë me rregull e çdo muaj, pagesën e kontributeve në Trust jo të gjithë e bëjnë çdo muaj. Nga tabela që ka prezantuar deputetja, lehtë vërehet që shifrat e Trustit pësojnë ngritje çdo të tretin muaj, gjë që e konfirmon këtë dallim në mënyrën e regjistrimit, sepse nuk është se çdo të tretin muaj punësohen më shumë njerëz vetëm për atë muaj, por sepse pagesa e kontributeve bëhet për 3 muaj përnjëherë.”
“Kurse sa i përket numrit të llogarive aktive në Trust, edhe sipas vetë krahasimeve dhe aritmetikës së deputetes, rezulton se janë shtuar 55 mijë vende pune. Por kjo merr parasysh vetëm shifrat deri në dhjetor 2023. “
“Nëse duam të kemi krahasim me shifra të përditësuara, gjithnjë duke përdorur treguesin që vetë deputetja Bajrami ka përzgjedhur, sipas raportit të fundit tremujor të Trustit, në muajin qershor 2024 kanë qenë 399,585 llogari aktive, pra që kanë pranuar kontribute. Kur e krahasojmë këtë me muajin mars 2021, kur Qeveria Kurti kishte marrë qeverisjen, ku në Trust ishin deklaruar 330,988 llogari aktive, del se përgjatë kësaj periudhe, sipas metodologjisë së vetë dpeutetes Bajrami, janë shtuar 68,597 llogari aktive, apo shprehur në përqindje saktësisht 20.7%.
Sipas tij me “shifrat e deputetes Bajrami, vetëm sa konfirmohet ajo çfarë ka thënë Kryeministri Kurti”.
Murati është shprehur se “është për keqardhje që deputetët që mbulojnë fushën e ekonomisë, e madje edhe ligjërojnë në universitet, kanë njohuri kaq të cekëta për fushën.”/21Media
Bajrami i reagon Kurtit: Shifrat nuk janë reale, papunësia është ulur sepse qytetarët kanë ikur nga Kosovë
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë sot se punësimi në Kosovë është rritur me 20%” që nga viti 2021. E lidhur me këtë deklaratë ka reaguar deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami.
Ajo ka thënë se është e vërtetë se papunësia është ulur, por kjo sipas saj ka ndodhur pasiqë fuqia punëtore ka i ikur nga Kosova.
“Kryeminister Kurti, e di që e ke ushqim për militanta, por nuk u durova pa reagu. Gjithashtu e di që pak merr vesh nga ekonomia, por edhe këtu kemi të bëjmë më numra, e numrat kurqysh s’po qojnë të ”lulëzimi i punësimit” siç paske deklaru sot. Kyreminister, pyeti ekonomistat që i ke në Kabinet se cila teori apo praktikë të qon të krijimi enorm i vendeve të punës kur rritjen ekonomike e ke vetëm 4.3% (2022); 3.3% (2023) dhe pret me pasë rritje max 3.9 (2024)?”, ka thënë ajo.
Më tej ajo ka parashtruar pyetje se si mund të “lulëzojë punësimi” kur ka “deficit tregtar 4 miliardë e 947 milionë euro”.
“Qysh ka mundësi me lulëzu punësimi Kryeministër kur eksporti në vitin 2023 ka qënë vetëm 819 milionë euro ndërsa importi ka qënë 5.7 milardë euro, dmth. deficit tregtar 4 miliardë e 947 milionë euro? Qysh po u krijojkan vende punë Kryeminister kur investimet kapitale gjatë mandatit tënd janë vetëm 11% buxhetit dhe investimet private i ke në rënie?”, shkroi ajo.
Sipas Bajramit të dhënat e ATK-së nuk paraqesin punësimin real.
“Të dhanat e ATK-së mundesh me i përdorë për propagandë, por ato nuk paraqesin punësim real sepse në ATK-ja të punësuar ta qet edhe atë që punon dy ditë në muaj dhe ta llogaritë si të punësuar dy, tri herë secilin që i ka dy, respektivisht tri puna. Të dhënat e sakta të punësimit janë ato në Trust-it, të punësuar janë ata që për 12 muaj paguajnë kontribute dhe sipas Trust-it, raporti vjetor për vitin 2023 në Kosovë janë kriju: 2020 – 10 179 vende pune (pandemi), 2021 – 16 877 vende pune, 2022 -15 833 vende pune, 2023 – 12 551 vende pune”,ka shkruar ajo.
Sipas saj ky nuk është kurrëfarë lulëzimi sepse s’ka pasë punësim as për ata që për herë të parë kanë hy në treg të punës.
Dhe në fund Kryeminster, është e vërtetë se papunësia është ulë, por jo pse ka lulëzu ekonomia, por sepse fuqia punëtore ka ikë nga Kosova dhe kjo do të këtë pasoja për ekonominë edhe në vitet në vazhdim”, ka thënë Bajrami./21Media