Parashikimi i motit për fundjavë

Këtë fundjavë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët.

Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

Ndërsa, të dielën parashihet të mbajë mot i vranët dhe pjesërisht me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 12-14gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperendimi me shpejtësi 1-3m/s./21Media

Back to top button