Rasti “Sekiraqa – Capat”, nga një muaj paraburgim ndaj pesë të dyshuarve

Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar nga një muaj paraburgim ndaj pesë të dyshuarve të përfshirë në rastin e përleshjes mes grupeve “Sekiraqët” dhe “Capat”, ku mbeti një i vrarë në “Aktash” të Prishtinës ditë më parë.

Lajmin për KosovaPress e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

“Po është caktuar nga një muaj paraburgim për secilin”, ka thënë ajo.

Kjo masë u vendosë në seancën e sotme që u zhvillua rreth orës 14:00 në hapësirat e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Nga ngjarja e së dielës mbeti pa shenja jete Premtim Gashi, pjesë e familjes së “Capave”.

Ndërsa, pesë të dyshuarit u arrestuan në vendngjarje, teksa policia ka bërë të ditur se është në kërkim edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Back to top button