Shtatë raste të dhunës në familje u raportuan në 24 orët e fundit

Shatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë, njofton policia.
Sipas raportit të policisë prej tyre janë raportuar tri në Pejë, dy në Prishtinë , një në Fushë Kosovë e një tjetër në Drenas.
“ Pejë / 03.09.2024 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Pejë / 03.09.2024 – 19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte kanosur viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Pejë / 03.09.2024 – 21:00. Viktima femër kosovare ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor, i dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raportin e policisë.
Të arrestuar e viktima nga dhuna në familje pati edhe në Prishtinë e rrethinë.
“ Gllogoc / 03.09.2024 – 10:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Prishtinë / 03.09.2024 – 09:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që ka ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
· Prishtinë / 03.09.2024 – 18:17. Ankuesja femër kosovare ka informuar se i dyshuari mashkull kosovar i kishte dërguar SMS me përmbajtje kërcënuese. I dyshuari ndodhet në arrati, rasti është duke u hetuar.
· Fushë Kosovë / 03.09.2024 – 20:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?