Grenell kujton Marrëveshjen e Washingtonit: Biden-Harris s’arritën ta zbatonin

Ish i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell  me rastin e katër vjetorit të marrëveshjes së Washingtonit  ka thënë se  “ekipi Biden-Harris nuk arriti ta zbatonte atë”.

“Sot katër vite më parë i kemi bashkuar liderët e Kosovës dhe Serbisë në Zyrën Ovale me Presidentin Donald Trump dhe ata nënshkruan një marrëveshje historike për t’i normalizuar dhe zgjeruar ekonomitë e tyre”, shkroi Grenell

Në rrjetin social X  Grenell ka postuar fotografi një takim me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq  si dhe një tjetër nga nënshkrimi i nënshkrimi i marrëveshjes nga ish – kryeministri  i vendit, Avdullah Hoti dhe presidenti serb  Vuçiqi./21Media

Back to top button