​Merdarja e Bërnjaku të mbyllura, Jarinja e bllokuar për qytetarët me dokumente të Kosovës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se dy pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, Merdarja dhe Bërnjaku vazhdojnë të jenë të mbyllura.

Sipas përditësimit të fundit, pika kufitare në Jarinje vazhdon të jetë e bllokuar për qytetarët me dokumente të Republikës së Kosovës.

Së pari u mbyll pika kufitare në Bërnjak, ku ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla njoftoi  se grupe ekstremistësh të maskuar në prani të policisë së Serbisë, brenda territorit të Serbisë, kanë ndaluar veturat dhe legjitimuar udhëtarët.

Derisa tregoi se një familje kosovare që po udhëtonte për në Gjermani është kthyer prapa me forcë.

Back to top button