Elshani: Në Jarinje qarkullimi po zhvillohet pa problem

(Lajm i përditësuar)
Elshani: Në Jarinje qarkullimi po zhvillohet pa problem
Në pikëkalimin në Jarinje mëngjesin e së shtunës po zhvillohet pa ndonjë problem qarkullimi i veturave, përfshirë ato me targa të Kosovës, kjo u bë e ditur për rtv21.tv nga zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani. Pikëkalimet në Merdar dhe Bërnjak janë ende të bllokuara nga ana e Serbisë.
Situatë e qetë në pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani për rtv21.tv ka thënë se situata në veri dhe në pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe serbisë gjatë mbrëmjes ka qenë e qetë.
“Situata është e qetë, nuk ka pasur ndonjë incident”, tha Elshani.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se dy pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, Merdarja dhe Bërnjaku vazhdojnë të jenë të mbyllura.
Sipas përditësimit të fundit, pika kufitare në Jarinje vazhdon të jetë e bllokuar për qytetarët me dokumente të Republikës së Kosovës.
Së pari u mbyll pika kufitare në Bërnjak, ku ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla njoftoi se grupe ekstremistësh të maskuar në prani të policisë së Serbisë, brenda territorit të Serbisë, kanë ndaluar veturat dhe legjitimuar udhëtarët./21Media