Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj 45 personave për rastin “Banjska”

(Lajm i përditësuar)


Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj 45 personave për rastin “Banjska”

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë k ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023.

Kjo u bë e ditur në një konferencë për media të mërkurën nga Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.
Isufaj tha se për këtë kanë punuar intezivisht.

“Prokuroria Speciale ka kryer punë intensive disamujore në këtë rast të madh dhe kompleks. Pas përfundimit të hetimeve, pas grumbullimit të provave dhe duke u mbështetur në to ka ngritur aktakuzë kundër 45 të pandehurve të përfshirë në këtë rast”, tha Isufaj.

Policia e Kosovës më 24 shtator të vitit të kaluar është sulmar nga një grup i armatosur serb në Banjskë, si pasojë e kësaj mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku, përcjell portali rtv21.tv

Kurse nga shkëmbimi me armë janë vrarë edhe tre sulmues serb.

Për këtë sulm përgjegjësi pati marrë ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçi. I njëjti aktualisht ndodhet në Serbi ku edhe po mbrohet në liri.


Isufaj thërret konferencë për media, Miftaraj: Me gjasë sot ngritet aktakuza për rastin e Banjskës

Kryeprokurori i Prokrurorisë Speciale Blerim Isufaj, do të mbajë konferencë për media sot duke filluar nga ora 12:00, njofton Prokuroria Speciale, duke mos dhënë detaje rreth arsyes së konferencës.

Lidhur me këtë Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj aludoi se sot mund të ngritët aktakuza për rastin në Banjskë.

“Blerim Isufaj sot konference për media ne ora 12.
Me gjase sot ngritet aktakuza ne rastin Banjskë. Shpresojmë se prokurori Naim Abazi e ka kryer rastin ne mënyrën me profesionale te mundshme.”, shkroi Miftaraj./21Media

Back to top button