Dhunohet një grua në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari

Një grua dyshohet se është dhunuar të martën në Mitrovicë.
Policia në raportin 24 orësh njofton se i dyshuari është arrestuar.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit viktima do të dërgohet në ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje”, bëhet e ditur në raport.