Kaloni te përmbajtja kryesore

​Vodhi veturën, arrestohet 34 vjeçari

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar një të dyshuar për veprën penale vjedhje në bashkëkryerje.

Sipas Policisë, hetimi është iniciuar më datë 02.11.2024, pasi që ankuesi kishte paraqitur si e vjedhur veturën me targë të huaj.

“Ndërmarrja e veprime hetimore dhe veprime të tjera operative të kryera nga specialist për hetimin vjedhjeve, ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit S. K. 34 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, si i dyshuar i implikuar në këtë rast. Vetura e vjedhur pasi është gjetur i është kthyer pronarit në posedim, ndërkaq i dyshuari pas arrestimit u dërgua në mbajtje prej 48 orësh, për tu proceduar tutje në fazat e mëtejme të procesit hetimor”, thuhet në njoftim./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button