Arrestohet asamblisti i LDK-së në Podujevë për “kanosje dhe sulm fizik” ndaj Shpejtim Bulliqit

Është arrestuar asambleisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, Enver Rrahmani. Ai dyhsohet se , ka kanosur dhe sulmuar fizikisht Kryetarin e Komunës, Shpejtim Bulliqin.

Policia në raportin 24 orësh njofton se i njëjti është dërguar në mbajtje.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR-Podujevë / 12.09.2024 – 13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

U raportuar se Bulliqi dhe Rrahmani janë përplasur verbalisht dje gjatë seancës së Kuvendit Komunal.

Si pasojë, është ndërprerë edhe seanca. Në pamjet e publikuara shihet se Rrahmani i afrohet Bulliqit dhe se pastaj ndërhyjnë asamblistët.

Back to top button